Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë

  • 01 November 2017 - 16:47
Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për studentët shqiptarë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë studentët shqiptarë, të interesuar për të kryer studime në Amerikë.

Njoftimi është kryer përmes rrjetit social dhe ka të bëjë me programin Global UGRAD, një mundësi e artë për ata të rinj nga Shqipëria, që kërkojnë të studiojnë në amerikë.

Për më tepër lexoni postimin e ambasadës së SHBA:

Jeni student në nivelin e parë të studimeve, të gatshëm për të sfiduar veten dhe të eksploroni shoqërinë, kulturën, jetën akademike në ShBA dhe të takoni njerëz nga e gjithë bota? Aplikimi për programin Global UGRAD është hapi i parë. Këtu do të gjeni më shumë informacion: https://al.usembassy.gov/sq/education-culture-sq/educational-exchange-programs-sq/programi-global-ugrad/

(Kosova Sot)