Guraziu: Propagandë për të mbuluar inkriminimin në krim të organizuar

  • 01 November 2017 - 17:15
Guraziu: Propagandë për të mbuluar inkriminimin në krim të organizuar

Po aq gjykim kritik ka edhe analisti politik Ragip Guraziu. Sipas tij, propagandat e rrejshme tërë mandatin e tij Shpend Ahmetit po ia tregojnë momentet e fundit të udhëheqjes në Komunën e Prishtinës."Loja e fundit e Shpend Ahmetit, duke përdorur armën e fundit dhe momentin e fundit të vetëm, propagandën e rrejshme dhe mashtrimin, ose "Fake news", u dëshmua katërçipërisht se kryetari në largim i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përveçqë arriti për një kohë super të shpejtë të zhytet thellë në krimin e organizuar, po ashtu gjatë tërë mandatit të tij, por edhe tani gjatë fushatës, po përpiqet të përdorë armën e tij të vetme, propagandën e rrejshme dhe mashtrimin", u shpreh ai."Me këtë u dëshmua katërçipërisht inkriminimi i Shpend Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij edhe haptas me udhëtimet me jahte të të inkriminuarve, vëllezërve Devolli, pastaj me fluturimet e tij me aeroplan privat të biznesmenit Destani, me të cilin bëri KUMBARI pa procedurë ligjore në dhënien e lejeve ndërtimore në pronën e privatizuar afër Stacionit të autobusëve edhe atë për të përcjellë ndeshjet futbolli në Itali, pastaj me dhënien në shfrytëzim të pronave të komunës në procedurë jokonkurruese, për çfarë një kryetar tjetër i një komune po sillet vërdallë që 8 vjet nëpër gjyqe, siç ishte rasti i Prizrenit", potencoi analisti Guraziu."Tani po na dëshmohet edhe arsyeja pse Prokuroria Speciale po heziton të hapë rastet për krimin e organizuar të Shpend Ahmetit dhe klikës së tij, e kjo është pikërisht se ai vazhdon të jetë nën mbrojtjen e financave të mafio-oligarkëve tanimë të njohur për opinionin, të tejkriminalizuar , që realisht gjatë 10 viteve të fundit janë MBI LIGJIN në Kosovë dhe të cilëve mbrojtjen dhe paprekshmërinë po ua siguron e garanton edhe kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës",vijoi më tutje për gazetën analisti Ragip Guraziu.

(Kosova Sot)