Maloku: Koordinimi mungoi

  • 01 November 2017 - 17:18
Maloku: Koordinimi mungoi

Sipas njohësit të marrëdhënieve ndërkombëtare Albinot Maloku, përgjegjësia për krijimin e kësaj situate i takon gjithë spektrit politik vendor, por në veçanti ekzekutivit të mandatit të kaluar, pa e përjashtuar edhe këtë që e kemi tani, që nuk janë treguar aspak transparentë e bashkëpunues si spektër politik, dhe aspak koordinues praktikë me faktorin ndërkombëtar. "Shpërputhja mes partnerëve qeverisës të vendit është pritur të ndodhë dhe ka për të ndodhur. Kryeministri i Kosovës nuk reflekton të jetë shef i gjithë anëtarëve të Qeverisë dhe kjo ka për t'i komplikuar shumë çështje. Mirëfilli dihet se kombinimi aktual i Qeverisë jo vetëm se do të shpërfaq shpërputhje mes partnerëve qeverisës, por mundet në ekstremin më të keq ta nxjerrë Kosovën me gafe edhe në arenën ndërkombëtare. Kurse çështja e Demarkacionit gjithsesi që është sfida më e madhe e kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij", theksoi ai. "Në anën tjetër, ishQeveria e kryeministrit Mustafa e ka nënshkruar marrëveshjen me Malin e Zi dhe situata është komplikuar. Kurse, Mali i Zi dukej në atë kohë më fleksibil, ndërsa tani sikur po tregohet më e prerë. Çështja e Demarkacionit e ka izoluar Kosovën e qytetarin e saj deri në paarsyeshmëri, kurse BE-ja vazhdon të mbajë qëndrim krejtë- sisht inert ndaj kësaj situate. Faji, gjithsesi, është tek koordinimi mes faktorit vendor politik dhe atij ndërkombëtar në dëm të qytetarit të Kosovës. Interesi i qytetarit e i vendit vazhdon të ngelet vetëm sa për konsum mediatik nga ana e politikëbërësve vendorë", tha Maloku për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)