DETAJET E REJA/ Hetimet për Tahirin nisën një muaj pas…

  • 01 November 2017 - 17:29
DETAJET E REJA/ Hetimet për Tahirin nisën një muaj pas…

Prokuroria për Krime të Rënda ka publikuar detaje të reja nga dosja Habilaj, ku është përfshirë në hetim dhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Sipas organit të akuzës hetimet për grupin e strukturuar kriminal kanë nisur një muaj pasi detyrën e kishte marrë Fatmir Xhafaj. Prokuroria bën me dije se data e fillimit të hetimeve është 29 prill 2017.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Polcia ka bashkëpunuar me këtë grup, pasi ata jepnin garanci për kultivimin e drogë kundrejt shumave të ndryshme financiare. Parcelat e këtij grupi ishin të mbjella në pyjet më Vrezhdanishtit dhe Treblovës. Po ashtu bëhet me dije se zyrtarë të ndryshëm të policisë jepnin informacione për kontrollet nga policia. Ardian Koçerri të cilit u sekuestruan dhe 4 ton kanabis, sipas prokurorisë kishte 6 muaj në hetim.

Ai dyshohet se ka lidhje me grupin e Habilave ndaj të cilëve organi i akuzës ka nisur hetimet.

Hetimet për Tahirin

Sipas prokurorisë hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri kanë nisur vetëm pas arrestimit të Moisi Habiljat në Itali. Tahiri tashmë është nën akuzë zyrtare, ku akuzohet për shpërdorim detyre dhe trafik ndërkombëtar droge.

 (Kosova Sot)