Isufaj: Po zhvillojmë hetim të pavarur, nuk kemi diskutuar për pezullimin e Lumezit

  • 01 November 2017 - 17:56
Isufaj: Po zhvillojmë hetim të pavarur, nuk kemi diskutuar për pezullimin e Lumezit

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, ka thënë se janë duke zhvilluar hetim sa i përket raportimeve në media se Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, nuk e ka të përfunduar provimin e jurisprudencës.

Por Isufaj ka mohuar se kanë diskutuar për pezullimin e Lumezit.  Ai tha se do të dalin me raport  përfundimtar bazuar në hetim të pavarur.

“Ne kemi thënë që hetimet janë duke u bërë edhe këshilli do të ketë rolin e vet dhe këshilli do të jetë shumë serioz në këtë çështje. Dalim me raport përfundimtar tash nuk është mirë të paragjykojmë”.

“Nuk është mirë me paragjykuar le të merren organet këtë obligim. Kjo s’mund të garantohet më mirë se vet kryeprokurori Lumezi ka bërë apel që të gjithë të hetohen”.
“Këshilli nuk e ka diskutuar çështjen e pezullimit për Lumezin, por e ka diskutuar shumë për diskutimet që janë bërë dhe ka me diskutuar dhe ka me pas raport përfundimtar dhe kur të kemi raportin bisedojmë. Hetimi do të jetë i pavarur nuk e di si mos të jetë kur thirrje për hetim të pavarur është bërë”.

Në Këshillin Prokurorial ka pasur raportime nga Prokuroria Speciale ajo e Apelit, por poashtu kanë raportuar edhe kryeprokurorët e Prokurorive Themelore të Gjilanit, Ferizaj, Gjakovës, Mitrovicës dhe Pejës.

 (Kosova Sot)