​Nis rinumërimi i kutive të votimit

  • 01 November 2017 - 18:01
​Nis rinumërimi i kutive të votimit

Në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve ka filluar rinumërimi i kutive të votimit për të cilat vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bëhet fjalë për rreth 700 kuti votimi nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.               

Sipas zyrtarëve të KQZ-së, është planifikuar që brenda një ndërrimi të rinumërohen 60 kuti votimi. Në total brenda një dite parashihet të numërohen 120 kuti votimi. Nëse arrihet të ndiqet kjo dinamikë i bie që brenda një jave të përmbyllet ky rinumërim.

(Kosova Sot)