Rama, gazetarëve: Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua

  • 01 November 2017 - 18:53
Rama, gazetarëve: Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua

Kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk e ka kursyer ironinë ndaj gazetarëve as në konferencën e sotme për media, ku prezantoi 12 prefektët e rinj të vendit.

 

Në momentin që u pyet nëse kreu i SHISH-ut, Visho Ajazi Lika e kishte negociuar me të dorëheqjen, Rama u përgjigj “Kalojmë tek pyetja e tretë”.

Ndërkaq, kreut të qeverisë nuk i pëlqeu as pyetja e tretë që ishte: “A ju shqetëson më shumë qëndrimi i Athinës zyrtare, opozitës apo Vangjel Dules”.

“Kalojmë tek pyetja e katërt”, ishte përgjigjja e tij, shkruan gazeta Shekulli.

Në fund të konferencës ai iu kujtoi gazetarëve se ishin në krye të detyrës dhe s’mund të bënin pa të.

“Unë jam ushqimi, s’bëni dot pa mua”, iu drejtua Rama gazetarëve.

Javën e kaluar kryeministri Rama u përplas me gazetarët pas përfundimit të seancës për Tahirin, duke lëshuar kritika dhe ofendime në drejtim të tyre.

 (Kosova Sot)