Lideri opozitar rus po planifikon ta padisë Putinin

  • 01 November 2017 - 19:06
Lideri opozitar rus po planifikon ta padisë Putinin

Lideri opozitar rus, Aleksei Navalny, ka thënë se do ta padisë presidentin, Vladimir Putin dhe administratën e tij për atë që ai e quajti përpjekje për të penguar fushatën e tij, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018-të.

Navalny ka shkruar në faqen e tij më 1 nëntor, se autoritetet ruse nuk kanë lejuar atë dhe ekipin e tij të organizojë takime publike me votuesit.

Sipas Navalnyt, ai nuk ka dyshime se të gjitha këto janë të “koordinuara” nga Putin, duke shtuar se presidneti është i brengosur për numrin e personave që po marrin pjesë në tubimet e tij.

Navalny ka thënë se ekipi i tij po mbanë takime në prona private në mënyrë që t’i shmanget lejes nga autoritetet lokale.
Në zgjedhjet e vitit 2013-të për kryetarë të bashkisë, Navalny kishte marrë 27% të votave në Moskë.

(Kosov Sot)