Kapet në Selanik 55 vjeçari shqiptar i dënuar me 18 vite burg më 1999

  • 01 November 2017 - 19:52
Kapet në Selanik 55 vjeçari shqiptar i dënuar me 18 vite burg më 1999

Një 55-vjeçar shqiptar i dënuar me 18 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar nga policia greke në Selanik.

Në pranga ka përfunduar Hashim Isufi, banues në Ferraj, Tiranë.

Arrestimi i tij u bë një ditë më parë (31 tetor), teksa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vrasje me paramendim, ngjarje e ndodhur 19 vite më parë.

Ky shtetas është dënuar më 4 maj të vitit 1999 me 18 vite burgim.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur sipas policisë:

Në datë 05.03.1998, rreth orës 17:00, në fshatin Ferraj, Tiranë shtetasi Hashim Isufi ka qëlluar 3 herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit L. V, i cili si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur rëndë.

Shtetasi Hashim Isufi i është afruar shtetasit të plagosur dhe ka tentuar ta qëllojë përsëri, por i është bllokuar arma e zjarrit dhe më pas është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Kapja dhe arrestimi i tij në Selanik u bë  për qëllim ekstradimi në Shqipëri.

 (Kosova Sot)