Tillerson: Do të vazhdojmë luftën për eleminimin e kërcënimit terrorist

  • 01 November 2017 - 20:09
Tillerson: Do të vazhdojmë luftën për eleminimin e kërcënimit terrorist

Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë luftën për të eleminuar kërcënimin terrorist, deklaroi sot sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson një ditë pas atentatit të Nju Jorkut të zhvilluar nga një person i dyshuar se është i lidhur me grupin xhihadist Shteti Islamik (ISIS).

“Sërish pamë fytyrën keqbërëse të terrorizmit brenda kufijëve tanë, por është një fytyrë që nuk njeh kufijë”, tha ai gjatë një takimi me ministrin belg të Punëve të Jashtme, Didier Reynders në Departamentin e Shtetit në Uashington.

“Ne përshëndesim dhe vlerësojmë koalicionin e fortë të të gjithë partnerëve në këtë luftë botërore kundër terrorizmit dhe do të vazhdojmë luftën për të eleminuar këtë kërcënim kundër gjithë amerikanëve dhe gjithë miqve dhe aleatëve tanë”, theksoi Tillerson, përcjell Atsh.

Sipas autoriteteve amerikane, vrasësi ishte i lidhur me ISIS-in dhe ishte radikalizuar në SHBA.

Ai ishte me origjinë nga Uzbekistani, 29 vjeç dhe kishte mbërritur në SHBA në vitin 2010, njoftoi media amerikane.

(Kosova Sot)