Mediat serbe: Vendimi për tërheqje të njohjes nga Suriname, erdhi nga Moska!

  • 01 November 2017 - 20:53
Mediat serbe: Vendimi për tërheqje të njohjes nga Suriname, erdhi nga Moska!

Diplomacia serbe festoi si një sukses të madh vendimin e Surinames për tërheqjen e njohjes së Kosovës. Diplomatë serb dhe të huaj thonë se ka një lloj përfitimi për këtë vendim nga ana e Serbisë.

Çfarë, në të vërtetë, është përfitimi konkret për Serbinë i një vendi kaq të panjohur? 

Sipas diplomatëve serb përfitimi është vetëm nëse Serbia është e gatshme të luftojë për një kohë të gjatë tek të gjitha shtetet tjera që e kanë njohur për ti bindur ato ta zhbëjnë vendimin e njohjes. Diplomati serb Sreçko Gjukiç thotë se vendimi i Surinames vjen nga Moska! shkruan B92.

"Në fakt, kur ky shënim është dërguar në misionin tonë në Nju Jork, kreu i diplomacisë së Surinames para këtij vendimi ishte në një vizitë në Moskë", tha ish-ambasadori i Serbisë, Srecko Djukic.

Dhe çfarë thotë ligji publik ndërkombëtar?

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli thotë se shtetet që e kanë njohur Kosovën nuk mund të tërheqin njohjet e tyre dhe nëse ndodh një gjë e tillë shtetësia e Kosovës mbetet e pa lëkundur.

Megjithatë i mjegullt mbetet gëzimi në diplomacinë serbe sepse as ata vet nuk e dinë nëse është tërhequr njohja nga shteti i Surinames apo jo.

(Kosova Sot)