Trump do t'i japë fund programit të lotarisë “Green Card”

  • 01 November 2017 - 20:58
Trump do t'i japë fund programit të lotarisë “Green Card”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë sot se do ta ndaloj lotarinë “Green Card”, pasi policia e ka identifikuar autorin e sulmit të fundit vdekjeprurës në Nju Jork, i cili kishte arritur në SHBA, përmes lotarisë.

“Do të filloj procesin e ndalimit të programit të lotarisë”, ka thënë Trump për gazetarët.

“Duhet të bëjmë atë që është e drejtë për të mbrojtur qytetarët”, ka thënë ai, duke shtuar se do ta ndalojnë lotarinë sa më parë që të jetë e mundur.
Një vendim i tillë do t’i jepte fund mundësisë së miliona njerëzve në mbarë botën që kanë tentuar të marrin lejeqëndrimin e SHBA-së, përmes lotarisë që ka filluar 27 vite më parë.
Përmes programit “Green Card Lottery’, rreth 50.000 vetë marrin lejeqendrim të SHBA-së çdo vit.

(Kosova Sot)