Gjermania kthen nesër 70 azilkërkues shqiptarë

  • 28 July 2015 - 16:33
Gjermania kthen nesër 70 azilkërkues shqiptarë

Gjermania ka refuzuar kërkesën për azil për 70 shtetas shqiptarë. Ambasada gjermane në Tiranë njofton se, 70 shtetas që kërkonin azil në Gjermani do të mbërrijnë nesër në Shqipëri.

“Në kuadrin e aksionit të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, ju bëj me dije se ditën e mërkurë, më 29.07. 2015 ora 15:35, do të mbërrijë në Aeroportin e Tiranës një avion “charter”, i nisur nga Kassel (Hessen) me 70 persona të kthyer”, thuhet në deklaratën e Ambasadës, transmeton Shekulli.

Në fillim të muajit, shteti gjerman riatdhesoi 74 shqiptarë nga Kosova. Ministri i Brendshëm, Holger Stahlknecht, deklaroi se dëbimi në mënyrë kolektive është një sinjal që shqiptarët nuk duhet të kërkojnë azil në Gjermani.