"Tahiri CEO i drogës, Rama president i lëndëve narkotike"

  • 02 November 2017 - 08:55

Kryetari i partisë ZGJIDHJA Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin “Byro Politike” në ABC News u shpreh se çështja e drogës është problematike në Shqipëri. Kokëdhima tha se Tahiri është CEO i drogës, kurse Rama president.

“Ai debat që u zhvillua këto dy javë në Shqipëri është i papërshtatshëm në këtë mënyrë se si është zhvilluar duke shmangur problemet ekonomike të vendit. Tahiri politikisht është i djegur përfundimisht. Rama sigurisht që e ka përjashtuar, për të bërë distancën e vetes prej Tahirit dhe historisë së drogës. Por e vërteta është ajo që dinë të gjithë shqiptarët, Tahiri ishte CEO, jo president, president ishte vetë Rama. Droga u bë me plan të Ramës. Të gjithë policët  menaxhuan trafikimin e drogës në gjithë territorin e vendit.  Drogën nuk e bënë fshatarët, nuk e bënë as drogmenët. Këta i thirrën mafiozët, këta i thirrën njerëzit që të investonin. Keta i kthyen drejtorët e policisë në bordin drejtues të kartelit të drogës. Rama duke u distancuar nga Tahiri kujton se do t’u hedhë hi syve të shqiptarëve”, tha Kokëdhima.

(Kosova Sot)