Katër të aksidentuarit në Rrugën e Kombit në rrezik për jetën (Video)

  • 28 July 2015 - 16:43
Katër të aksidentuarit në Rrugën e Kombit në rrezik për jetën (Video)

Ndonëse kanë marrë ndihmën e parë dhe shërbimin e specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë katër prej 10 të aksidentuarve me makine mbrëmë në aksin Milot-Rrëshen ndodhen ende në rrezik për jetën në sallat e reanimacionit.
Tefik Zhurda, shefi i shërbimit të anestezi-reanimacionit në Spitalin e Traumës sqaron në një intervistë për A1Report se situata e tyre është e rëndë dhe ata ndodhen në rrezik të madh për jetën.
“Ne aktualisht në reanimacion nga aksidenti tragjik i ndodhur dje në Rrugën e Kombit kemi vetëm katër pacientë, të cilët janë për fat të keq nga dy familje është për tu theksuar që të katër pacientët që janë në reanimacion janë në gjendje të rëndë dhe prezantojnë dëmtime që ju kërcënojnë jetën. Elvis Bytyçi 14 vjeç në gjendje tepër-tepër të rëndë, prezanton një enjtje të madhe të trurit dhe aktualisht ai sot është në gjendje tepër të rëndë, është i sëmuri më rëndë që kemi në reanimacion” , shprehet Zhuerda.

Doktor Zhuerda sqaron se atyre u është dhënë ndihma e specializuar menjëherë por pavarësisht kësaj ata ebnde nuk kanë dalë nga situate e rrezikut.
“Mendoj që të katër pacientët që janë në reanimacion janë të kërcënuar për jetën po u sigurojmë të gjitha kushtet të përfitojnë maksimal ju urojmë atyre dhe familjarëve të tyre të shkuara”, tha doktor Zhuerda për A1 Report.
Katër të plagosurit mbërritën në Spitalin e Traumës mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti në Rrugën e Kombit në aksin Milot-Rrëshen ku makinat e dy familjeve u përplasën me njëra-tjetrën.
Fillimisht numri i të plagosurve ishte tre por situata është përkeqësuar me kalimin e orëve ku në reanimacioni e Spitalit të Traumës janë aktualisht 4 të plagosur që po luftojnë me jetën.
Personat e plagosur anëtarët e familjes Hametaj nga Fushë-Kruja dhe ata Bytyçi nga Kosova, me banim në Gjermani:

Klevis Hametaj 16 vjeç
Lavdije Hametaj 43 vjeç
Elsuida Hametaj 20 vjeç
Hametaj 12 vjeç
Agron Hametaj 40 vjeç
Artjola Hametaj 40 vjeç
Merita Bytiçi 41 vjeç
Elvis Bytyçi 14 vjeç
Azem Bytyçi 46 vjeç