Së paku 26 të vdekur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

  • 02 November 2017 - 11:57
Së paku 26 të vdekur nga shpërthimi në një termocentral në Indi

Së paku 26 veta janë vrarë nga shpërthimi në një termocentral në Indinë veriore.

Sipas burimeve zyrtare, 60 veta të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi hodhi hi të nxehtë mbi punëtorët në termocentralin Unçahar, në shtetin Utar Pradesh, tha Sanjay Khatri, zyrtar i lartë administrativ i zonës.

Ai tha se shkaku i incidentit nuk dihet ende. Gjithashtu, nuk është e qartë se sa punëtorë kanë qenë në fabrikë në atë kohë.

Incidentet industriale nuk janë të pazakonshme në Indi, ku masat e sigurisë shpesh neglizhohen.

(Kosova Sot)