Bajram Gecaj: Vetëvendosja e ka SHIK-un e saj, qe shembulli

  • 02 November 2017 - 12:01
Bajram Gecaj: Vetëvendosja e ka SHIK-un e saj, qe shembulli

Anëtari i Lidhje Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se e ka "SHIK-un" e saj. Gecaj e ka treguar një shembull për të treguar, sipas tij, një rast që lidhet me këtë akuzë. 

"Gjykoni vetë nëse ka apo jo edhe Vetëvendosja agjencinë (shik-un) dhe agjentët e saj gjithashtu! Ja një ngjarje e imja, e cila më se paku mund të konsiderohet interesante. Zonja/zonjusha “LJ Nora LJ” (shih foton) më telefonoi para disa ditësh dhe më kërkoi të takohej me mua për gjysmë ore, për të më qarë një hall të saj dhe të nënës së saj. 

Pasi që nuk isha në Prishtinë, i thashë se këtë do të mund ta bënim ndonjëherë tjetër, edhe pse e paralajmërova se nuk isha i sigurt se si do të mund t’u ndihmoja. Më vonë pashë faqen e saj të Facebook-ut në të cilën ajo kohë më parë më kishte ofenduar mjaft ulët (shih foton), e që në fakt vë në dyshim qëllimin e vërtetë të atij takimi!

Zakonisht nuk kërkon kush ndihmë nga një individ të cilin e ofendon në atë mënyrë. Kjo posaçërisht pasi që më vonë zonja/zonjusha në fjalë më kishte vënë bllok të plotë në faqen e saj", shkruan Gecaj. 

(Kosova Sot)