Treni shtyp për vdekje 70-vjeçaren

  • 02 November 2017 - 12:10
Treni shtyp për vdekje 70-vjeçaren

Policia ka vënë në pranga një mashinist pasi treni i linjës Shkodër-Durrës ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull.

Njoftimi i policisëMë datë 02.11.2017, rreth orës 09:40, në lagjen Nr. 14, treni i linjës Shkodër- Durrës, me mashinist shtetasin G. R. 62 vjeç, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen F. B. 70 vjeçe, banuese në Rrashbull.

Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot)