Hamenei: SHBA është armiku numër një i Iranit

  • 02 November 2017 - 12:30
Hamenei: SHBA është armiku numër një i Iranit

Kreu i lartë i Iranit, Ali Hamenei ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë “armiku numër një i Iranit” dhe se Teherani kurrë nuk do t’i nënshtrohet presionit të Uashingtonit lidhur me marrëveshjet bërthamore.

 Siç raporton Reuters, Hammei këtë e tha gjatë një fjalimi të transmetuar televiziv.

Kjo deklaratë vije pas vizitës së presidentit rus, Vladimir Putin në Teheran, ku ai takohet me përfaqësuesit e Iranit dhe Azerbajxhanit.

Irani dhe Rusia kanë interesa të përbashkëta në rajon, të dy mbështesin presidentin sirian Bashar al-Assad, si dhe marrëveshjen e Iranit me fuqitë botërore në programin bërthamorë të Teheranit.

Sipas mediave ruse, Hamenei tha se Rusia duhet të “izolojë amerikanë duke mohuar dollarin”.

(Kosova Sot)