Kelmendi: Funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me klanet mafioze

  • 02 November 2017 - 13:20
Kelmendi: Funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me klanet mafioze

Analisti Naim Kelmendi ka nënvizuar se shteti ligjor dhe funksionimi i drejtësisë nuk bëhet me klanet mafioze që vijnë nga njerëzit e partive në pushtet, derisa, siç tha, partitë e pasluftës që morën pushtetin gjerë më tani kanë degraduar në gjithë sferat e sundimit të ligjit, duke qenë kështu vetë njerëzit e këtyre partive, si keqpërdoruesit dhe shkelësit më të mëdhenj të ligjit, por në të shumtën e rasteve edhe mbi ligjin. "Janë pikërisht njerëzit e këtyre partive shkelësit dhe abuzuesit kryesorë me ligjin, ndërsa në anën tjetër ka aq shumë raste dhe afera të korrupsionit e të krimit të organizuar, por edhe aktakuza të ngritura nga institucionet gjyqësore ndaj këtyre keqpërdoruesve të pozitave zyrtare e të tjera, dhe shkelës të ligjit, por pas disa kohësh ata sikur përfundojnë si të pafajshëm dhe kështu mbesin në heshtje e më vonë edhe harrohen, pra thjesht mbesin pa u ndëshkuar, pasi janë mekanizmat e klaneve mafioze e partiake që veprojnë dhe i nxjerrin të pafajshëm, ku për rrjedhojë ka degraduar si mos më keq vetë drejtësia dhe sundimi i ligjit në Kosovë", ka vijuar më tej ai. Tutje, Kelmendi ka shtuar se tanimë, sikurse sistemi i drejtësisë përgjithë- sisht, është dorëzuar krejtësisht përballë politikës dhe pushtetarëve interferues e kërcënues, gjersa në anën tjetër prokurorët e gjyqtarët kosovarë me heshtje, me hile e hipokrizi apo me mosveprim e kanë shndërruar këtë shtet të pashpresë në fushën e sundimit të ligjit.

(Kosova Sot)