Erdogan: Nuk mund të vazhdoj marrëveshja paqësore me kurdët

  • 28 July 2015 - 17:00
Erdogan: Nuk mund të vazhdoj marrëveshja paqësore me kurdët

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha sot se militantët kurdë po e shkatërrojnë unitetin dhe integritetin kombëtar të Turqisë dhe “nuk është e mundshme të vazhdoj” procesi paqësor me ta.

Këto komente u bënë pasi Partia Punëtore Kurde (PPK) që është jashtëligjore në Turqi, tha se marrëveshja e armëpushimit me Turqinë ka përfunduar, kur javën e kaluar Turqia me sulme ajrore i ka goditur kampet militante të PPK-së në pjesën veriore të Irakut.

Komentet e presidentit Erdogan, u bënë vetëm disa orë, pasi ministri i energjisë i Turqisë, Taner Yildiz, sot i ka fajësuar militantët kurdë për eksplodimin në një gypsjellës të gazit natyror, që e lidhë Ankaranë me qytetin iranian, Tabriz, transmeton Rel.

Nga ana tjeetër, Besir Atalay, zëdhënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, që është në qeveri në Turqi, tha se procesi paqësor me militantët kurdë mund të vazhdoj nëse “elementet terroriste” i ulin armët e tyre dhe largohen nga Turqia.