Kelmendi: Kjo Qeveri është tragjike për vendin

  • 02 November 2017 - 14:24
Kelmendi: Kjo Qeveri është tragjike për vendin

Fatura e humbjeve në diplomacinë e pakonsoliduar kosovare do të jetë akoma më e madhe në ditët në vijim, pikërisht për shkak të papjekurisë politike të Pacollit, edhe sipas vlerësimit që jep analisti Jeton Kelmendi. "Kjo Qeveri në përgjithësi është tragjike për vendin, sepse krerët e kësaj Qeverie, deri tek zëvendësit e shumtë, janë jokredibilë", ka thënë ai.
"Vetëm imagjino se çfarë politike ka një shtet kur politika e jashtme përfaqësohet nga tyxhar e tregtar si është Behgjet Pacolli. Ky njeri nuk ka as dije për këtë punë e shumë më pak ka vullnet, sepse është njeri me të kaluar të dyshimtë, prandaj edhe mund të ketë tërheqje të tjera të njohjeve nga vende të tjera", tha Jeton Kelmendi

(Kosova Sot)