Grapci: Thaçi me shokë të ikin nga skena politike

  • 02 November 2017 - 14:26
Grapci: Thaçi me shokë të ikin nga skena politike

Analisti Dardan Grapci konstaton se vendi është zhytur në krizë të thellë."Kjo apati do të vazhdojë edhe pas 19 nëntorit, jo vetëm në komunat që janë në balotazh, por edhe tek ato komuna që i kanë fituar zgjedhjet në rundin e parë", u shpreh ai. "E vetmja mënyrë për rregullimin e situatës është largimi nga POLITIKA i të gjithë ish-ushtarakëve, duke ia filluar nga Hashim Thaçi e deri tek i fundit, dhe ta marrin shtetin ata persona që nuk janë ushtarakë dhe që janë njerëz që i kanë përfunduar studimet për shkenca politike etj. Vetëm kur të ndryshohet i gjithë spektri politik , atëherë mund të themi që Kosova do të përparojë. Shumë herë ambasadorët e shteteve të huaja kanë deklaruar që ushtarakët duhet të distancohen nga politika, por në fakt kjo asnjëherë nuk është zbatuar në Kosovë", tha Grapci për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)