Preteni: Korrupsioni, kanceri i shoqërisë

  • 02 November 2017 - 14:28
Preteni: Korrupsioni, kanceri i shoqërisë

Hasan Preteni, nga Qendra për etikë, transparencë dhe integritet, ka thënë shkurt se korrupsioni është kanceri i shoqërisë. "Korrupsioni po ndikon negativisht në të gjitha poret e jetës, po ndikon në zhvillimin ekonomik, në barazinë sociale, në konkurrencën e lirë, në mosbesimin e qytetarëve në institucionet e vendit dhe në të gjitha poret e jetës. Prokuroria po merret me vetveten, shikoni se çfarë problemesh statusore kanë", spikati për gazetën "Kosova Sot" Hasan Preteni.
"Një prerje e fuqishme në 'gjyqësor' duhet të realizohet me urgjencë. Nga këtu duhet të fillojë, keq jemi dhe perspektiva nuk është e mirë", tha Hasan Preteni

(Kosova Sot)