Kadrijaj: Politikanët u pasuruan tej mase

  • 02 November 2017 - 15:24
Kadrijaj: Politikanët u pasuruan tej mase

Analisti politik Mustafë Kadrijaj pohon se politikanët aktualë kanë krijuar jetë dinastie, me shtëpi dhe komoditet bashkëkohor, me vetura të shtrenjta, një jetë luksi."Të habit fakti që edhe pse Kosova ka një mirëqenie më të dobët në rajon, me papunësi më të lartë, me rritje ekonomike të dobët, të jemi kampion për korrupsion dhe krim të organizuar po nga këta zyrtarë politikë që po i voton qytetari. Kjo duhet të marrë fund dhe jo të vazhdohet praktika që përkundër kësaj gjendje të palakmueshme ekonomike dhe mirëqenie të dobët një pjesë e kandidatëve të dyshuar e të korruptuar të marrin besimin e qytetarëve, madje edhe pa balotazh", theksoi ai."Disa kandidatë që dyshohen për afera korruptive prapë kanë marrë besimin e qytetarëve dhe kanë ardhur në balotazh dhe seriozisht i kanë gjasat të zënë ulësen e kryetarit", u shpreh Kadrijaj.

(Kosova Sot)