Zastava me 8 fishekë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shkodran

  • 02 November 2017 - 15:50
Zastava me 8 fishekë në makinë, arrestohet 23-vjeçari shkodran

Një 23-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi qarkullonte me pistoletë pa leje.

Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë Ajden Çekorja 23 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip "Benz" me targë AA662DH, poshtë sediljes së shoferit, efektivët i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë "Zastava"  me 8 fishekë. 

 

(Kosova Sot)