Balotazh nëntoke, qytetarët të ndëshkojnë kryetarët e dështuar

  • 02 November 2017 - 07:55
Balotazh nëntoke, qytetarët të ndëshkojnë kryetarët e dështuar

Derisa rundi i parë i zgjedhjeve për nivelin lokal më 22 tetor u përmbyll, me një dalje të vogël të votuesve në zgjedhje, dhe nga ana tjetër në gjysmën e komunave dhe shumicën e të mëdhave nuk arritën të fitojnë kryetarët e tyre në rundin e parë, analistët e vlerësojnë këtë fakt që tregon se sa është degraduar kjo skenë politike e Kosovës, saqë edhe qytetarët janë ngopur nga politikanët e inkriminuar dhe janë vetëdijesuar deri në atë masë që ta bëjnë diferencimin e duhur me politikanët mashtrues, gënjeshtarë e kriminelë. Pritja është që më në fund do të ndëshkohen ata që mashtruan qytetarët, të cilët nuk punuan asgjë dhe as nuk i sollën asnjë të mirë për katër vite të humbura, por përfituan kryetarët në pushtet, përfituan dhjetëra miliona vetëm për vete dhe u shëtitën kriminalist, dikush me jahte të shtrenjta me origjinë nga krimi, me avionë privatë, vodhën mjetet e qytetarëve dhe shitën leje të ndërtimit kriminalisht. Qytetarët do të duhej të ndëshkonin në këto zgjedhje të balotazhit të inkriminuarit dhe injorantët që kërkojnë përsëri votën edhe pasi për katër vite na vodhën e plaçkitën! Në këtë bllok të të kriminalizuarve bën pjesë, sipas vlerësimit të njohësve të ndryshëm, edhe VETËVENDOSJE në komunën e Prishtinës, që u dëshmua me shëtitjet e Shpend Ahmetit në jahtin e Devollëve të inkriminuar, shëtitjet me avionin privat të Lazim Destanit, shitjet e lejeve ndërtimore, përgatitjet për dhënien e dhurimin e disa dhjetëra hektarëve tokë komunale të Stacionit të autobusëve sërish mafio-oligarkëve 'Devolli', e shumë krime të tjera të rënda e deri tek koketimi i djeshëm me Rrahim Pacollin, të cilin deri dje e quanin njeri i Thaçit dhe i mafisë dhe krimit, e sot i kërkojnë koalicion për të bërë PAZARE sërish në kurriz të qytetarëve të Prishtinës dhe me prona të qytetarëve në kryeqytet.

Image

 

Nëntoka kriminale kontrollon partitë

Analistët politikë kërkojnë që vota e ndëshkimit të mos i kursejë të korruptuarit. Analisti Ragip Guraziu konstaton se aq shumë është degraduar kjo skenë politike e Kosovës, saqë edhe qytetarët janë ngopur nga politikanët e inkriminuar. Prandaj, një pastrim i madh i tyre duhet të ndodhë në balotazhin e 19 nëntorit për kryetar komunash."Tani kjo politikë degraduese i ka shtyrë qytetarët e Kosovës që të bëjnë diferencimin e duhur me politikanët mashtrues, gënjeshtarë e kriminelë, në krim të organizuar, gjë që reflektoi edhe në zgjedhjet e fundit komunale të 22 tetorit. Mbetet të presim e të shohim se sa do të reflektojë kjo apati e qytetarëve nga dëshpërimi sistematik në rezultatin zgjedhor të balotazhit me 19 nëntor 2017", u shpreh ai. "Mendoj dhe besoj thellësisht se këtë herë do të ndëshkohen po aq sa e meritojnë me votë, duke mos i votuar ata që mashtruan qytetarët, të cilët nuk punuan asgjë dhe as nuk sollën asnjë të mirë për qytetarët për katër vite të humbura, por përfituan kryetarët në pushtet, përfituan dhjetëra miliona vetëm për vete dhe u shëtitën kriminalisht, dikush me jahte të shtrenjta me origjine nga krimi, e dikush me avionë privatë, vodhën mjetet e qytetarëve dhe shitën leje ndërtimore kriminalisht", vijoi më tej Guraziu."Qytetarët tani janë të vetëdijesuar që mos t'i shpërblejnë me votë, por t'i ndëshkojnë të inkriminuarit dhe injorantët që kërkojnë përsëri votën edhe pasi për katër vjet na vodhën e plaçkitën dhe është tërësisht e kriminalizuar kjo skenë politike, ku realisht nëntoka kriminale kontrollon të gjitha partitë politike, përfshirë edhe VV-në në komunën e Prishtinës, që u dëshmua me shëtitjet e Shpend Ahmetit në jahtin e Devollëve të inkriminuar, shëtitjet me avionin privat të Lazim Destanit, shitjet e lejeve ndërtimore, përgatitjet për dhënien e dhurimin e disa dhjetëra hektarëve tokë komunale të Stacionit të autobusëve sërish mafio-oligarkëve 'Devolli', e shumë krime të tjera të rënda, deri tek koketimi i djeshëm me Rrahim Pacollin, e të cilin deri dje e quanin njeri i Thaçit dhe i mafisë dhe krimit , e sot i kërkojnë koalicion për të bërë PAZARE sërish në kurriz të qytetarëve të Prishtinës dhe me prona të qytetarëve në kryeqytet", tha Guraziu për "Kosova Sot".

Image

 

Thaçi me shokë të ikin nga skena politike

Analisti Dardan Grapci konstaton se vendi është zhytur në krizë të thellë."Kjo apati do të vazhdojë edhe pas 19 nëntorit, jo vetëm në komunat që janë në balotazh, por edhe tek ato komuna që i kanë fituar zgjedhjet në rundin e parë", u shpreh ai. "E vetmja mënyrë për rregullimin e situatës është largimi nga POLITIKA i të gjithë ish-ushtarakëve, duke ia filluar nga Hashim Thaçi e deri tek i fundit, dhe ta marrin shtetin ata persona që nuk janë ushtarakë dhe që janë njerëz që i kanë përfunduar studimet për shkenca politike etj. Vetëm kur të ndryshohet i gjithë spektri politik , atëherë mund të themi që Kosova do të përparojë. Shumë herë ambasadorët e shteteve të huaja kanë deklaruar që ushtarakët duhet të distancohen nga politika, por në fakt kjo asnjëherë nuk është zbatuar në Kosovë", tha Grapci për "Kosova Sot". Në gjykimin e Blerim Burjanit për këtë çështje, politika është biznesi më i mirë, sepse në politikë po fitohet dhe pa "djersë" dhe me këtë moto e gjithë shoqëria kosovare e politizuar po shkon teposhtë."Gjendja është mjaft e theksuar në të gjithë sektorët e mundshëm shoqërorë dhe shtetërorë. Tash e vetmja rrugë mbetet vetëdijshmi i qytetarëve të mos i votojnë njerëzit e korruptuar, anarkistët dhe njerëzit të cilët po ia mbyllin shtetit të Kosovës rrugën për në BE, për shkak të të cilëve BE-ja po na vendos edhe kushte mbi kushte", potencoi Burjani.

Image

 

Qytetarët të votojnë kundër pazareve

Duke pritur rundin e balotazhit më 19 qershor, sipas profesorit të Sociologjisë në UP, Fadil Maloku, qytetarët do të duhet të votonin vetëm sipas bindjes së tyre dhe assesi sipas matematikave të aleancave politike. "Qytetarëve të Kosovës u them: Në balotazh votoni me bindje e vullnet të lirë, e mos bini pre e ftesave për koalicione joparimore. Është tejet e turpshme kur sheh që edhe publikisht ca matrapazë të disa partive politike lidhin marrëveshje, aleanca, e koalicione paraprake për kinse, ndihmuar, votuar, sipas instruksioneve dhe rekomandimeve të këtyre tyxharëve, njërin apo tjetrin kandidat tjetër në balotazh! Këta tyxharë votash po mundohen përmes apeleve banale e obskurante nga zyrat e tyre të korruptuara, e në kurriz të votës tuaj, ta përmbysin rezultatin e qytetarëve në procesin zgjedhor. Ata harrojnë se 'tregu i tyxharëve' tashmë është dekonspiruar dhe si i tillë nuk mund të ushtrojë ndikim më në gjeneratën e re", u shpreh ai. "Në balotazh këtë treg tyxharësh qytetarët duhet ta kthejnë në bumerang për vetë ata. Gjeneratat e reja nuk duhet t'i përtypin më pazaret e tyre, që i bëjnë veç për interesa personale e klanore... Ky 'treg tyxharësh' do ikën, ndërkaq brengat dhe shqetësimet tuaja do të mbesin", është mesazhi i profesor Malokut.

Image

 

Politikanët u pasuruan tej mase

Analisti politik Mustafë Kadrijaj pohon se politikanët aktualë kanë krijuar jetë dinastie, me shtëpi dhe komoditet bashkëkohor, me vetura të shtrenjta, një jetë luksi."Të habit fakti që edhe pse Kosova ka një mirëqenie më të dobët në rajon, me papunësi më të lartë, me rritje ekonomike të dobët, të jemi kampion për korrupsion dhe krim të organizuar po nga këta zyrtarë politikë që po i voton qytetari. Kjo duhet të marrë fund dhe jo të vazhdohet praktika që përkundër kësaj gjendje të palakmueshme ekonomike dhe mirëqenie të dobët një pjesë e kandidatëve të dyshuar e të korruptuar të marrin besimin e qytetarëve, madje edhe pa balotazh", theksoi ai."Disa kandidatë që dyshohen për afera korruptive prapë kanë marrë besimin e qytetarëve dhe kanë ardhur në balotazh dhe seriozisht i kanë gjasat të zënë ulësen e kryetarit", u shpreh Kadrijaj.

(Kosova Sot)