Sëmundja e rrallë e la të paralizuar katërvjeçarin (Foto)

  • 28 July 2015 - 18:30
Sëmundja e rrallë e la të paralizuar katërvjeçarin (Foto)

Një nënë, të cilës i ishte thënë që i biri i saj ishte prekur nga një grip, ka treguar se sa keq është ndjerë kur e ka kuptuar se djali i saj ishte prekur nga një sëmundje e rëndë, që e ka lënë atë të paaftë për të ecur, transmeton Kosova Sot.

Sonny Clements, nga Kuinsllëndi i Australisë, ishte diagnostikuar me sindromën ‘Guillain-Barre’, një sëmundje e rrallë auto-imune, që shkakton sulmimin e nervave nga ana e sistemit imun në trup.

Dhembjet në këmbë

Nëna e tij, Kate, për herë të parë e kishte vërejtur që diçka nuk ishte në rregull me djalin e saj në mes të muajit maj të këtij viti, kur ai kishte filluar të villte dhe të ankohej që kishte dhimbje të tmerrshme në këmbë.

“Sonny vazhdimisht thoshte që kishte dhimbje në këmbë, megjithatë ne vazhdimisht i kemi dhënë ilaçe për trajtimin e dhimbjeve”, ka thënë zonja Clements.

“Më pas, në barkun e djalit tonë u pati shfaqur një lloj ënjtje, për të cilën patëm menduar që do të zhdukej shpejt, mirëpo jo. Për disa net me radhë ai nuk pati arritur të flinte. Disa net më vonë ai pati filluar të ankohej nga dhimbjet e këmbëve. Atë kohë ne patëm menduar që ai po vuante nga dhimbjet e vazhdueshme, gjë nga e cila vuan edhe i biri im më i madh”, ka shtuar ajo.

The four-year-old youngster (left) has been moving around in a wheelchair as he's on the road to recoveryThe four-year-old has been struggling to move and walk after being paralysed from waist down since May

Pasi kishin shkuar në një klinikë të përgjithshme, doktori u kishte thënë që djaloshi ishte prekur nga një grip, andaj i kishte këshilluar që të shkonin në shtëpi për të pushuar dhe të ktheheshin vetëm në rast të përkeqësimit të gjendjes.

“Doktori na pati thënë që, me shumë gjasë, Sonny ishte prekur nga gripi dhe na pati udhëzuar që të shkonim për një vizitë tjetër në rast se gjendja e tij përkeqësohej. Nyjat e Sonny-it ishin ënjtur, duke i shkaktuar atij edhe më tepër dhimbje në këmbë. Ky ka qenë momenti kur unë pata filluar të shqetësohesha tej mase, pasi që, gripi nuk shkakton pasoja kaq të mëdha. Ai ecte shumë ngadalë ndërsa edhe gjunjët e tij ishin futur më brenda. Dukej se po ecte sikur një plak, gjë që më pati shqetësuar shumë”, ka shtuar nëna e brengosur, transmeton Kosova Sot.

Little Sonny pictured in his father Paul's arm, mother Kate and his siblings Jack, 12, Lily, 10, and Madi, sixSonny began vomiting and suffering severe aches and pains through his legs in mid-May this year

Lajm që tronditi familjen 

Brenda javësh, gjendja e Sonny-t ishte përkeqësuar edhe më shumë dhe si rrjedhojë ai kishte mbetur i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit. Megjithatë, përkundër përkeqësimit të dukshëm të gjendjes, një tjetër doktor i kishte thënë familjes se nuk kishte asgjë për t’u brengosur dhe se Sonny do të bëhej më mirë.

Doktorët, më në fund, e kishin kuptuar që Sonny vuante nga ky çrregullim pasi që ai ishte paralizuar prej stomakut teposhtë, lajm ky që, ndonëse i kishte tronditur familjarët, kishte ardhur në një formë çlirimi, pasi që ata kanë qenë më të shqetësuar gjatë kohës kur doktorët nuk kanë arritur ta identifikojnë sëmundjen që, për pak sa nuk ia kishte marrë jetën të birit të tyre.

(Kosova Sot)