Kosova, në mëshirën e diasporës

  • 28 July 2015 - 07:29
Kosova, në mëshirën e diasporës

Republika e bllokuar nga krimi dhe korrupsioni 

Remitencat burimi i mbijetesës së kosovarëve të varfëruar nga pushteti i korruptuar 

Analistët vlerësojnë se përderisa kemi këtë garniturë mafio-politike që na udhëheq, nuk do të ketë kurrfarë zhvillimi ekonomik, por do të varemi nga lëmoshat e diasporës

Kapja e shtetit nga zyrtarët e korruptuar dhe të papërgjegjshëm qeveritar, për hiç më pak se 15 vjet të plota në liri, dhe 7 vjet pas pavarësisë, po e mban Kosovën në bllokadë totale, duke shndërruar në një vend ku nuk ka asnjë perspektivë thuajse për asgjë. Shpëtimtari i vetëm i shtetit mbetet diaspora kosovare që akoma është financuesi më aktiv i zbutjes së paqes sociale në vend. Për analistin e politikave ekonomike Isa Mulaj, kjo situatë e krijuar në Kosovë, nga kapja e shtetit prej mafio-politikës, e ka lënë vendin pa një politikë me strategji nacionale të zhvillimit ekomomik. "Kosova faktikisht nuk ka ekonomi. Baza e saj kryesore janë infuzionet nga jashtë, sikur që janë mjetet e diasporës ose emigrantëve, prania e institucioneve ndërkombëtare dhe përfaqësitë e ndryshme të shteteve të huaja ku janë të punësuar një numër i kosovarëve, financimet e projekteve të ndryshme në sektorin e OJQ-ve, kontrabanda, dhe sektori informal, ku përfshihen shumë ekonomi familjare", tha Mulaj për "Kosova Sot"... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)