Kështu e rrahin policët një qytetar në qendrën tregtare (Video)

  • 28 July 2015 - 19:23
Kështu e rrahin policët një qytetar në qendrën tregtare (Video)

Një video e shpërndarë në Youtube e më pas nëpër mediet ndërkombëtare dëshmon dhunën brutale që policia amerikane përdorë gjatë arrestimit të një personi në një qendër tregtare në Brooklyn të SHBA-ve.

Personi i identifikuar nga Daily Mail si Alando Brisset, 25-vjeç, kishte hyrë në konflikt me një prej punëtorëve të qendrës tregtare, pasi ai kishte kërkuar faturën për diçka që kishte blerë. Ndërkaq, policia ishte njoftuar në momentin që ai kishte refuzuar të largohej nga dyqani, transmeton Indeksonline.

Videoja ku shihen katër policë, përfshi këtu edhe një police femër, e godasin Brissetin pamëshirshëm duke e shtrirë për dysheme dhe më pas një prej policëve shihet kur e shtyp kokën e tij me gju për dysheme.

“Ndaloni së godituri atë”, dëgjohet gjersa thërret një grua në drejtim të policisë. Ndërkohë që turma të njerëzve mblidhen për të qenë dëshmitarë të policëve të dhunshëm.

Nuk është hera e parë që policia amerikane përfshihet në skandale të teprimit të forcës ndaj qytetarëve, e veçmas ndaj qytetarëve me ngjyrë.