Burri tradhton gruan, por shokohet nga ajo që zbulon më pas

  • 04 November 2017 - 23:15
Burri tradhton gruan, por shokohet nga ajo që zbulon më pas

Në “Xing me Ermalin”, mbrëmjen e sotme është i ftuar humoristi, Muharrem Hoxha. Ai ka treguar një histori tradhtie bashkëshortore duke e bërë publikun të shpërthejë në të qeshura.

Muharrem Hoxha ne “Xing me Ermalin”

“Erdhi burri në shtëpi. Kishte qenë me një të dashur. Hyri në sallon, hoqi pardesynë, kur sheh në pasqyrë që e dashura i kishte lënë një shenjë në qafë. “Mos” s’e mbulonte dot. I tha gruas që ishte në kuzhinë: “Grua po iki të marr djalin tek kopështi…”.

“Ka ardhur djali”, i tha ajo. Fati këtij erdhi djali ta takonte para gruas. Ky e ngriti djalin hopa dhe vetëm kur bërtiti. Erdhi gruaja e pyeti çfarë ka. “Po ky qenka bërë qen. Rrugaç”, tha ai dhe i tregoi gruas shenjën në qafë. “Shih si m’i nguli dhëmbët”, i tha. Po ju nuk e dini çfarë i tha gruaja”

“Shyqyr që e pe vetë se s’do më besoje. Shiko si më ka bërë mua”-i tha gruaja dhe i tregoi gjoksin”, rrëfeu me humor Rrema.

(Kosova Sot)