E tmerrshme: Vetura godet karrocën, mbyt fëmijën që e hedh dhjetë metra larg (Video)

  • 28 July 2015 - 20:30
E tmerrshme: Vetura godet karrocën, mbyt fëmijën që e hedh dhjetë metra larg (Video)

Është regjistruar momenti kur vetura që ishte dy herë mbi shpejtësinë e lejuar, e kishte goditur një karrocë fëmijësh, në qytetin Sverdlovs të Rusisë.

Shkaku i goditjes, një fëmijë është hedhur dhjetë metra larg, duke mbetur i vdekur në vend.

Në karrocë kanë qenë edhe dy binjakë, por nuk kanë marrë lëndime të mëdha.

Në videon e censuruar të postuar më poshtë, shihet vozitja që bën shoferi dhe më pas njerëzit që mundohen t’i ndihmojnë fëmijët e lënduar.