Kryeprokurori i "rebeluar", Aleksandër Lumezi, ua prishi llogaritë mafio-oligarkëve

  • 06 November 2017 - 08:13
Kryeprokurori i

A PO RREZIKON TË SHKARKOHET NGA PRESIDENTI I VENDIT, HASHIM THAÇI ?

"Pas kaq vjetësh, duke e parë më në fund si të domosdoshëm pastrimin e drejtësisë kosovare, duket se kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me vullnetin e tij profesional po ia prish llogaritë kriminale kreut të shtetit në raport me mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar. Kjo zaten do të mund t'i kushtojë mbase kryeprokurorit Lumezi me shkarkim nga ana e presidentit, ngase që nga viti 2008 partnerët e korruptuar dhe të pushtetshëm janë të instaluar brenda sistemit të inkriminuar të presidentit", u shpreh analisti Naim Kelmendi për "Kosova Sot"

Zeqa: Kryeprokurori i Shtetit mund t'i ketë prishur sadopak llogaritë e mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë vlerësuar se pas kaq vjetësh, duke e parë më në fund si të domosdoshëm pastrimin e drejtësisë kosovare, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, me vullnetin e tij të treguar profesional po ia prish llogaritë kriminale kreut të shtetit në raport me mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar, derisa sipas tyre kjo zaten dhe do të mund t'i kushtojë kryeprokurorit Lumezi me shkarkim nga ana e presidentit. Ata thonë se që nga 2008-ta partnerët e korruptuar dhe të pushtetshëm janë të instaluar brenda sistemit të inkriminuar të presidentit, që kur ishte bërë kryeministër, mbase të gjithë ata dhe veten i ka mbajtur të garantuar 'mbi ligjin' dhe kështu fatkeqësisht edhe të paprekshëm nga Prokuroria Speciale e Shtetit. Ndaj, sipas tyre, Lumezi rrezikohet të shkarkohet nga presidenti pikërisht për këto prishje të llogarive në raport me mafio- oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar.

Image

Zeqa: Prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar kanë qenë gjithnjë mbi ligjin

Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se në sistemin e drejtësisë kosovare, që nga koha e UNMIK-ut e deri më sot, pushteti dhe politika e kanë pasur ndikimin dhe kontrollin e vet të pamohueshëm thuaja në të gjitha shkallët e këtij sistemi, qoftë edhe duke përzgjedhur në krye të gjykatave apo prokurorive gjyqtarë, prokurorë e mbase dhe kryeprokurorë apo qoftë dhe në krye të KGJK-së dhe KPK-së me ndikimin e drejtpërdrejtë nga politika, në mënyrë që kështu ta kishin nën kontroll tërë sistemin e drejtësisë dhe kuptohet se kjo mendësi e ka sjellë në vazhdimësi drejt degradimit vetë drejtësinë, qoftë gjyqësorin, qoftë dhe prokurorinë."Pas kaq vitesh, duke e parë më në fund si të domosdoshëm pastrimin e drejtësisë kosovare, duket se kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, me vullnetin e tij profesional po ia prish llogaritë "kriminale" kreut të shtetit në raport me mafio-oligarkët dhe pushtetarët e inkriminuar. Kjo zaten do të mund t'i kushtojë mbase kryeprokurorit Lumezi me shkarkim nga ana e presidentit, ngase që nga 2008-ta partnerët e korruptuar dhe të pushtetshëm janë të instaluar brenda sistemit të inkriminuar të presidentit, që kur ishte bërë kryeministër, mbase të gjithë ata dhe veten i ka mbajtur të garantuar "mbi ligjin" dhe kështu fatkeqësisht edhe të paprekshëm nga Prokuroria Speciale e Shtetit", u shpreh analisti Naim Kelmendi. Analisti Florim Zeqa thotë se të gjithë prokurorët e "rebeluar" dhe kryeprokurori i Shtetit që mund t'i kenë prekur apo prishur sadopak llogaritë e mafio-oligarkëve dhe pushtetarëve të inkriminuar rrezikohen të shkarkohen nga presidenti i shtetit. Sipas tij, "gabimet" eventuale të prokurorëve, që kanë prekur aty ku nuk duhej apo nuk pritej të preknin, mund t'u kushtojë me shkarkim nga pozita zyrtare dhe konsekuenca të tjera afatgjata."Për të gjithë ata që i kanë përcjellë rrjedhat politike, nga 2008-ta e këndej, që kur ishte bërë kryeministër Hashim Thaçi, të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët i ka mbajtur të mbrojtur dhe garantuar nga çdo e keqe. Pavarësisht skandaleve të shumta në sistemin e drejtësisë, prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar kanë qenë gjithnjë mbi ligjin, gjegjësisht të paprekur nga Prokuroria Speciale e Shtetit, këtij segmenti mbrojtës të pushtetarëve", është shprehur për "Kosova Sot" analisti Florim Zeqa. Analisti Naim Miftari ka veçuar se kryeprokurori kur u zgjodh në atë pozitë është zgjedhur me bekimin e presidentit, duke shtuar se ai nuk beson se kryeprokurori Lumezi ka guxim që t'i turbullojë ujërat e klanit 'Pronto', pasi kryeprokurori e di mirë se nuk e ka atë fuqi që ta mbështesë në një konflikt me aktorët kryesorë të mafisë politike që janë miq, bashkë- partiakë të Thaçit. 

Image

Musa kërkon hetim të EULEX-it për çështjen e Lumezit

Avokati Skënder Musa tha se kohët e fundit i kemi parë disa hetime që janë duke u zhvilluar rreth provimit të jurisprudencës të kryeprokurorit, mirëpo në radhë të parë, siç tha, opinioni duhet ta ketë të qartë se në dosjen profesionale asnjë kandidat për provimin e jurisprudencës nuk ka qasje, kështu që në aspektin juridik dhe praktik është e pamundshme që kandidati të ketë qasje në dosjen e provimit të tij. Megjithatë, Musa thotë se për shkak se disa pretendimeve që kryeprokurori nuk e ka provimin e jurisprudencës, e që tashmë janë bërë edhe hulumtime të ndryshme gazetareske lidhur me këtë çështje, është e nevojshme që të kemi një hetim të pavarur ndërkombëtar, në mënyrë që, siç tha, të konstatohet gjendja e vërtetë se çka ka të bëjë me dosjen. Sa u përket tendencave për shkarkim, Musa thekson se kryeprokurori është personi kyç që e di gjendjen praktike në të cilën ka qenë në kohën e hyrjes në provim të jurisprudencës dhe nëse ai ndihet i sigurt se provimi i jurisprudencës ka shkuar gjithçka në rregull, nuk ka arsye as për të dhënë dorëheqje as për t'u shkarkuar."Unë konsideroj se hetimet duhet të bëhen nga një trupë e pavarur dhe pasi ne e kemi EULEX-in. Është mirë që t'i drejtohemi me një kërkesë atij, ashtu siç ka vepruar edhe vetë kryeprokurori Lumezi që të formohet një taskë- forcë e caktuar, të hetohet në mënyrë të pavarur dhe jo hetimi të bëhet nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Hetimi nga EULEX-i konsideroj se do t'i kontribuojë çështjes, pasi çdo hetim që bëhet në mënyrë të pavarur është më i lehtë t'i besohet atij vendimi edhe nga qytetarët e Kosovës, nga institucionet shtetërore, por edhe nga shoqëria civile. Personalisht më duket e pamundshme dhe as nuk dua të besoj se do të ketë ndërhyrje në provimin e jurisprudencës dhe shpresoj që kjo çështje ka për të qenë më tepër e karakterit medial sesa ndonjë çështje juridike. Përndryshe, konsideroj se puna e Prokurorisë në përgjithësi dhe sistemit të drejtësisë në Kosovë mund të preken edhe interesat e niveleve të caktuara politike, mirëpo duke pasur parasysh zhvillimet në Republikën e Kosovës, nuk besoj se kjo ka mundur të jetë ndonjë pistë e ndikimeve sa i përket kryeprokurorit të Shtetit, për shkak se është organ i pavarur, që parashihet edhe me Kushtetutë dhe me ligjet tjera të Republikës së Kosovës", është shprehur Musa. 

(Kosova Sot)