Kjo vajzë punësoi një burrë për t’ia vrarë prindërit

  • 28 July 2015 - 22:59
Kjo vajzë punësoi një burrë për t’ia vrarë prindërit

Nga jashtë, Jennifer Pan duket sikurse një ‘fëmijë i artë’. E veshur me veshjen e nxënëses së shkollës katoloke dhe pastaj e diplomuar në degën e farmakologjisë, ajo bëri prindërit e saj Bich Ha dhe Huei Hann Pan shumë krenarë.

Por më vonë, kjo storie u shndërrua në ngjarje dashurie, urrejtje, gënjeshtre dhe vrasje.

Prindërit e saj ishin ish-refugjatë vietnamezë dhe punonin shumë për t’u mundësuar dy fëmijëve të tyre një jetë më të mirë.

Kërkonin një jetë dhe edukim të mirë për Jennifer dhe vëllanë e saj më të ri, Felix.

Por, prindërit i kërkonin ‘vajzës së artë’ t’o realizonte dëshirat e tyre dhe jo ëndrrat e saj.

Kështu ajo nisi të jetonte një jetë të dyfisht. Prindërit i kërkonin nota të larta, kur ajo s’mund t’i arrinte nisi të gënjente, t’i falsifikonte dokumentet e shkollës e gjëra të ngjashme, madje edhe se kishte punë.

Kur më në fund Bich dhe Hann nisën dyshimet dhe zbuluan rrenat e saj, ata u bën edhe më strikt.

I ndaluan telefonin mobil, kompjuterin, takimet me të dashurin Daniel Wong dhe makinën.

Iu kërkua t’i kthehej shkollës dhe përcillej në çdo hap.

Daniel u nda nga ajo dhe Jenn mendoi se jeta i mori fund.

Pastaj ajo u takua me një djalë me emrin Andrew Montemayor, me të cilin nisi të bënte plane se si të lirohej nga prindërit e saj dhe kërkesat e saj strike.

Me shokët e Montemayor, nisën të bënin planin.

Një burrë u kërkoi 10000 dollarë për vrasjen e prindërve të saj.

Hann u qella dy herë, një herë në fytyrë. Bich u qëllua tre herë në kokë.

Mrekullisht Hann shpëtoi dhe tregoi gjithçka.