Egjipt: Shpërthen bombola e gazit, 25 punëtorë të vdekur

  • 28 July 2015 - 23:47
Egjipt: Shpërthen bombola e gazit, 25 punëtorë të vdekur

Së paku 25 punëtorë kanë vdekur në një zjarr që ka shpërthyer në fabrikën e mobilieve, në veri të Kajros, kanë thënë sot autoritetet e Egjiptit.

Edhe 22 punëtorë tjerë janë dërguar në spital për shkak të djegieve dhe tymit, transmeton agjencia franceze AFP.

Autoritetet kanë thënë se zjarri gati e ka shkatërruar plotësisht fabrikën tre katëshe ndërsa hetimet kanë treguar se shkaktar i zjarrit ka qenë eksplodimi i një bombole gazi.