“Elefantët” në rënie

  • 29 July 2015 - 07:35
“Elefantët” në rënie

Sondazhet tregojnë rritjen e pakënaqësisë qytetare

Dy partitë e mëdha, PDK dhe LDK, kanë më pak mbështetës

“Këto parti aktuale, që e përbëjnë Kuvendin, pa dallim, nuk i meritojnë votat e qytetarëve. Këto parti, pa ndonjë dallim të madh mes tyre, janë larg zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, u shpreh analisti Blerim Burjani

Sipas studimeve më të reja, të cilat po publikohen këto ditë nga organizatat vendore të hulumtimit të opinionit rreth perceptimit dhe besueshmërisë në partitë politike që po e qeverisin vendin, del se ka filluar të reflektohet një  rënie e ndjeshme e besueshmërisë ndaj dy partnerëve në koalicionin qeverisës, PDK dhe LDK. Analistët politikë dhe ekspertët e kësaj fushe konsiderojnë se ky fillim i humbjes së besimit në këto parti paraqet një rrezik potencial për të ardhmen e tyre. Qytetari tanimë është zhgënjyer në masë të madhe me qeverisjen e strukturave klanore dhe oligarkisë kriminale politike. Analisti politik, Blerim Burjani, thotë se për papërgjegjësinë e veprimit në institucione duhet të ndëshkohen jo vetëm këto dy subjekte politike, por shumica e përbërjes aktuale të Kuvendit të Kosovës. “Këto parti aktuale, që e përbëjnë Kuvendin, pa dallim, nuk i meritojnë votat e qytetarëve. Këto parti pa ndonjë dallim të madh mes tyre, janë larg zbatimit të vullnetit të qytetarëve”, u shpreh ai... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)