Gjysmë milioni të dyshimta, PSRK hedh kallëzimin penal

  • 29 July 2015 - 07:40
Gjysmë milioni të dyshimta, PSRK hedh kallëzimin penal

Ekzistojnë rreth 200 dëshmi për skandalin

ATK-ja dyshohet se u përfshi në skemën e pastrimit

“Këta persona në mënyrë të organizuar kanë ushtruar ndikimin e tyre tek individët nëpër institucione përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe kontrollin e këtij biznesi. Gjithashtu, është krijuar një fitim neto prej 500 mijë eurosh, ndërsa shuma e deklaruar është konsiderueshëm më ulët. Po kështu aksionarët dhe menaxhuesit e kompanisë “Mozzart”, me seli në Graçanicë, i kanë pastruar rreth 200 mijë euro përmes institucionit të ATK-së pa pasur asnjë”, thuhet në Prokurorinë e shtetit, PPN. nr. 20/2015

Prokurorisë së shtetit të Kosovës më 30.1.2015 i është paraqitur një fletëparaqitje penale kundër kompanisë ”No Reply”, Nicosia, nga Qipro, 55% aksionar në “Co Co” dhe 51 % aksionar në kompaninë “Mozzart” me seli në Graçanicë, me përfaqësues të ndryshëm në Kosovë, ndërsa aktualisht flitet për Dragan Gashiq nga Beogradi. Gjithashtu, në atë fletëparaqitje janë përmendur edhe emrat Muradin Haskovic nga Grancanica, Rashko Skënderovic aksionar në një kompani private dhe agjent i regjistruar në kompaninë në Prishtinë, në sektorin e urbanizmit. “Azem Imeraj dhe Lote Vaku, nga Prishtina, aksionarë në një kompani private dhe gjeometër në administratën komunale në Prishtinë, në sektorin e urbanizmit, Bekim Jupa shef i Departamentit të Lojërave të fatit,  një inspektor i ATK-së, dy inspektorë nga njësia e hetimeve të krimeve ekonomike, si dhe Gazmend Mejzini, shef i ARBK-së në MT”, janë të tjerë emra që janë dërguar në prokurori. Por, sipas shkresës PPN. nr. 20/2015 të përpiluar nga avokati Musa Dragusha, pavarësisht se ekzistojnë 200 dëshmi se personat në fjalë janë përfshirë në krim të organizuar dhe evazion fiskal, Prokuroria Speciale një pjesë të rastit e ka hedhur poshtë, ndërsa pjesën tjetër e ka dërguar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Për këtë arsye, kallëzuesi penel I. M., nëpërmjet përfaqësuesit të tij ligjor, i ka kërkuar kryeprokurorit të shtetit rihapjen e tërë çështjes... (Më gjerësisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës KOSOVA SOT)