Thikë në fyt gruas, ja dyshimet e para të krimit. Çifti shqiptar prej 19 vitesh në Itali

  • 08 November 2017 - 22:43
Thikë në fyt gruas, ja dyshimet e para të krimit. Çifti shqiptar prej 19 vitesh në Itali

Një tjetër krim i rende vjen nga Italia me protagoniste një shqiptar. Mediat italiane, raportojnë se një shqiptar ka masakruar gruan, ndërkohë qe ne shtëpi ka qene edhe fëmija i tyre, një djalë 8-vjeç.

‘Hajdeni sepse kam vrarë gruan time’, kane qene fjalet e tij ne telefon per policine italiane. Sipas policisë italiane gruaja identifikuar si shtetasja Migena Kellezi, është qëlluar për vdekje me thikë nga burri Dritan Sulollari, mëngjesin e sotëm në shtëpinë ku jetonte së bashku me te dhe më fëmijën 8-vjeç.

Nga dyshimet e para, thuhet se debatet e shpeshta kishin nisur qe kur i autori kishte mbetur pa pune. Migena ishte ajo qe punonte dhe mbante familjen e prej kesaj kohe, debatet ishin bërë më të shpeshta dhe deri sot sa përfunduan në tragjedi. Çifti kishte në Itali 19 vjet dhe burri kishte punuar në sektorin e hotelerisë. Burri pasi e kishte vrarë ka telefonuar në polici ku ka treguar për krimin. Sipas hetimeve të para, burri prej disa muajsh nuk punonte dhe ishte gruaja ajo që kujdesej për familjen. Në shtëpi në kohën e krimit, rreth orës 09:00, ishte edhe djali i tyre 8-vjecar. Pasi telefonoi për krimin, burri. 37-vjecar, nuk tentoi të arratisej. Ai ka pritur sa të mbërrinin karabinierët. Kur mbërriti policia burri u gjet afër gruas së gjakosur. Ajo ishte 30- vjec dhe mes çiftit flitet se kishte debate së fundi.

(Kosova Sot)