< Papa kundër telefonave mobilë në kishë - Lajme - Kosova Sot
Papa kundėr telefonave mobilė nė kishė

Papa kundėr telefonave mobilė nė kishė

Ai tha se trishtohet kur shikon njerëzit që ngrenë lart telefonat e tyre celularë, madje edhe priftërinjtë dhe peshkopët i bashkohen atyre duke bërë foto.

Kreu i Vatikanit nuk ka përdorur një telefon celular në publik qëkur u zgjodh në këtë post dhe dikur i kërkoi të rinjve që të mbajnë me vete biblën dhe jo telefonat celularë. 

Megjithatë, papa është një përdorues i rregullt i mediave sociale dhe nuk përton që të bëjë selfie me pelegrinët. 

Por, gjatë audiencës në sheshin Shën Pjetër në Romë, Papa Francesku tha se mesha është kohë për lutje dhe jo për shfaqje.

“Gjatë meshës prifti thotë ngrini lart zemrat. Nuk thotë ngrini lart telefonat celularë për të bërë foto. Kjo është diçka e shëmtuar. Është e trishtë për mua kur shoh se gjatë meshës këto apo brenda në bazilikë shumë njerëz ngrenë telefonat, madje edhe priftërinjtë e peshkopët “, u shpreh Papa Françesku.

Papa Françesku shtoi se mesha është për lutje, i kërkoi njerëzve të zbulojnë se çfarë kuptimi ka shprehja ngrini lart zemrat dhe gjithashtu të mos përdorin më celularë gjatë meshës.

(Kosova Sot)

15 orë e 3 minuta më parë