Moti mbi Kosovë: Sot befasojnë temperatura, derisa bora...

  • 09 November 2017 - 10:08
Moti mbi Kosovë: Sot befasojnë temperatura, derisa bora...

Një mot i butë ka ardhur nga Atlantiku, duke bërë që temperaturat mbi Kosovë të shënojnë rritje të ndjeshme.

Sot mbi Kosovë po mban mot i luhatshëm, ku pritet të ketë diell por edhe vranësira. Mirëpo, duke krahasuar temperaturat e javës së kaluar, sot dhe ditët në vazhdim, temperaturat në Kosovës do të befasojnë me ngritje.

Temperatura minimale për ditën e sotme do të jetë 5 gradë, ndërkaq maksimalja do të arrijë deri në 13 gradë celsius.

Në fillim të javës së ardhshme, sipas tendencave të fundit, masa të ftohta ajrore arktike mund të depërtojnë mbi rajonin tonë, që do të sjellin mot më të ftohtë, me mundësi edhe për reshje bore.

(Kosova Sot)