Papa kritikon kardinalët dhe priftërinjtë për përdorimin e celularëve

  • 09 November 2017 - 11:43
Papa kritikon kardinalët dhe priftërinjtë për përdorimin e celularëve

Papa Françesku kritikoi të mërkurën peshkopët, priftërinjtë dhe pelegrinët duke thënë se mesha ishte një kohë për lutje, jo një mundësi për të përdorur telefonat me kamera.

"Në një pikë të caktuar, prifti që kryeson ceremoninë thotë: ’Ngrini zemrat tona', ai nuk thotë 'ngrini telefonat celularë për të bërë fotografi'", tha Papa Françesku në sheshin e Shën Pjetrit për audiencën e tij javore.

"Është kaq e trishtuar kur kryesoj meshën këtu ose brenda bazilikës dhe shoh shumë telefona të ngritur jo vetëm nga besimtarët, por edhe nga priftërinjtë dhe peshkopët!" Papa 80-vjeçar argjentinas nuk është i huaj në botën e mediave sociale, duke u mburrur me mbi 14 milionë pasuesit në llogarinë e tij në gjuhën angleze në Twitter, dhe shpesh duke paraqitur selfie të tij me pelegrinët e rinj entuziastë. Por ai ka një marrëdhënie konfliktuale me celularët.

(Kosova Sot)