“Mami ka ikur për disa ditë”, fjalët e Dritanit për djalin pasi vrau gruan

  • 09 November 2017 - 11:55
“Mami ka ikur për disa ditë”, fjalët e Dritanit për djalin pasi vrau gruan

Dalin të tjera detaje nga krimi i rëndë i ndodhur dje në familjen shqiptare në Itali, kur Dritan Sulollari theri me thikë dhe la të vdekur në banesë gruan e tij, Migena Këllezi.

Mediat italiane, duke iu referuar dëshmive në vendin e ngjarjes dhe atyre pas ndalimit të shqiptarit japin detaje, duke thënë se çifti ishte në prag ndarjeje konsensuale, por ajo që ndodhi ishte krejt e papritur.

Sipas avokatit të autorit, “ne nuk po përballemi me degjenerimin e dhunës nga bashkëshorti xheloz, por ndodhi një epilog krejtësisht i papritur”.

Avokati shpjegoi se pavarësisht nga gjendja e shqetësimeve të rënda psikologjike dhe pasi iu nënshtrua operacionit në tendinin e dorës, ai ka treguar se donte të largonte të birin nga skena e tmerrshme dhe krimi të kishte kryer.

Ai donte të shmangte djalin 8-vjecar të mos e shihte me sytë e tij gjithë sa kishte ndodhur. Ai i tha të birit se vetë do të shkonte të mjekohej në spital, kurse “mami ka ikur për disa ditë për të parë të afërmit në Shqipëri”. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 (Kosova Sot)