< Kapiti: Faktori amerikan, vendimtar - Lajme - Kosova Sot
Kapiti: Faktori amerikan, vendimtar

Kapiti: Faktori amerikan, vendimtar

Analisti Skënder Kapiti, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot" ka thënë se në Kosovë duhet patjetër një ligj VETTING-u, si në Shqipëri. Sipas tij, EULEX-i nuk është më shumë i besueshëm dhe premtues për të ndëshkuar 'peshqit e mëdhenj' të krimit dhe të korrupsionit në Kosovë. Ai shton se duhet të angazhohet edhe ambasadori amerikan në Prishtinë për ndërmarrjen edhe atje të nismës për miratimin e një reforme rrënjë- sore në sistemin e drejtësisë, ashtu sikurse për një kohë të gjatë u preokupua me vendosmëri dhe me përkushtim edhe ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, gjë e cila mundësoi miratimin e VETTINGut dhe gjithashtu po me këmbënguljen e tij edhe po zbatohet funksionimi dhe zbatimi i tij."SHBA-të, aleati strategjik dhe jetik i shqiptarëve dhe vetëm ato e kanë seriozisht dhe prioritet të tyre Shqipërinë dhe po kështu e kanë edhe Kosovën shqiptare. Politika dhe politikanët në Kosovë nuk e bëjnë dot as reformën dhe as nuk e luftojnë vetë korrupsionin dhe krimin, pasi ata janë vetë autorët apo 'peshqit e mëdhenj' të krimit, korrupsionit dhe të hajdutërisë", theksoi ai. "As evropianët nuk kanë aftësi, përkushtimin dhe seriozitetin e duhur për këtë ndërmarrje, pasi dihet se sa për Evropën nuk do të ishte mundësuar as çlirimi dhe as pavarësia e Kosovës. Pra, pa SHBA-në dhe pa NATO-n e drejtuar prej saj nuk do të ishte e mundur as vetë ekzistenca dhe as siguria e BE-së", u shpreh analisti Skënder Kapiti.

(Kosova Sot)

9 orë e 0 minuta më parë