Maloku: Devalvimi i medaljeve presidenciale

  • 09 November 2017 - 14:20
Maloku: Devalvimi i medaljeve presidenciale

Edhe njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare Albinot Maloku e sheh skandaloz këtë veprim, i cili përfundimisht i shndërron dekoratat e presidentit në disa letra pa vlerë. "Ndarja e çmimeve "Urdhri i Lirisë", nga ana e presidentit te Kosovës, Hashim Thaçi, sikur është devalvuar deri në një moment ku edhe çmimit si çmim po i del vlera, nga fakti që ato janë duke u shpërndarë për persona të ndryshëm, sikur ato të ishin karamele. Nisur nga kjo, konsideroj që kjo praktikë nuk do të duhet në asnjë mënyrë të vazhdonte në këtë formë nga fakti që çmimi "Urdhri i Lirisë", nëse atë do ta marrë nga ana e presidentit gjithsecili që hynë e del në zyrën e tij, çmimi si i tillë nuk do ta ketë e as vlerën e vet, as fuqinë e vet dhe as mesazhin e vet", tha Albinot Maloku.

(Kosova Sot)