Ja sa respektohet ligji i duhanit në Drenas

  • 09 November 2017 - 14:29
Ja sa respektohet ligji i duhanit në Drenas

Duhani vazhdon të pihet në vende publike ndonëse ligji për kontrollin e duhanit e ndalonë këtë.

Mirëpo, në komunën e Drenasit, inspeksioni ka marr masa ndëshkuese për këdo që ka shkelur ligjin.

Që nga janari i vitit 2017, numri i gjobave ndaj personave fizik dhe jurdik në Drenas ka arritur në 44 gjoba mandatore, në vlerë prej 2270 euro.

“Obligohet personi përgjegjës i secilit subjekt afarist të ndaloj pirjen e duhanit brenda lokalit dhe të mbikqyrë respektimin e ndalesës së pirjes së duhanit. Ndaj personave fizik dhe juridik që bëjnë shkeljen e këtij Ligji do të pasojnë masat ndëshkuese sipas Ligjit në fuqi” thuhet në njoftimin e Komunës së Drenasit.

 (Kosova Sot)