Firma izraelite padit Apple për përdorim të teknologjisë së saj

  • 09 November 2017 - 14:32
Firma izraelite padit Apple për përdorim të teknologjisë së saj

Një kompania izraelite ka paditur gjigantin teknologjik Apple se ka përdorur në mënyrë ilegale teknologjinë e saj për dy modele të iPhone.

Corephotonics me seli në Tel Aviv, pohon se telefonat e ri iPhone 7 plus dhe iPhone 8 plus kanë kamera, të cilat i ka dizajnuar kjo kompani e themeluar në vitin 2012, transmetojnë mediat izraelite.

Kompania izraelite pohon se kamerat e reja të iPhone përbëhen nga teknologjia, përdorimi i së cilës shkel të katër patentat e saj.

Në padi thuhet se kompania izraelite ka vendosur kontakte me Apple në fillim për të diskutuar për detajet strategjike të partneritetit.

Kompania izraelite thekson se marrëveshja për licencën në bazë të të cilës Apple do të mund të përdorte legalisht teknologjinë në modelet e saja më të reja, asnjëherë nuk është arritur në tërësi.

(Kosova Sot)