< Del video e atentatit të shqiptarit në Ekuador, ja çfarë thotë policia (Video) - Lajme - Kosova Sot
Del video e atentatit tė shqiptarit nė Ekuador, ja ēfarė thotė policia (Video)

Del video e atentatit tė shqiptarit nė Ekuador, ja ēfarė thotė policia (Video)

Një shqiptari është qëlluar me armë në Ekuador për trafikim të kokainës. Mësohet se shqiptari ishte i shoqëruar me një femër në makinë kur një person i armatosur ka nxjerrë pistoletën në dritaren e makinës dhe ka qëlluar mbi të.

Policia ka thënë për median se autori e ka djekur për disa orë me një motocikletë shqiptarin ku edhe më pas është ndalur për ta qëlluar.

Pas publikimit të lajmit ka reaguar edhe gazetari i kronikës Artan Hoxha.

Postimi i plotë:

Narkos” made in Albania  ne Ekuator…

Nje tjeter atentat ndaj nje shqiptari qe leviste me automjet te blinduar, ne qytetin e dyte me te madh te Ekuatorit, Guayaquil. Per shkak te rendesise qe ka ne trafikun e kokaines, Guayaquil njihet ndryshe dhe si Medelini i Ekuatorit.
Kur publikova 4 muaj me pare ne media, detaje se vrasja e Ilir Hidrit, shqiptarit 36-vjecar, ne nje atentat mafioz po ne kete qytet nuk ishte rastesi por nje larje hesapesh mes grupeve kriminale shqiptare qe tashme kishin vendosur lidhjet direkte ne burimin e origjines se kokaines, Ekuator, u duk si nje skup gazetaresk. Po ja ku jemi tani! Nuk ka nevoje te lexojme komunikaten e policise shqiptare per ndonje larje hesapesh mes grupeve kriminale ne Vlore, Tirane apo diku tjeter brenda territorit.
Tani jemi te famshem. Per “tanet” flet dhe policia e nje vendi te larget, atje ne Ameriken e Jugut. Ndiqeni kroniken e meposhteme, shihni ne cfare mjeti luksoz dhe te blinduar leviste bosi shqiptar i radhes ne rruget e Guayaquil-it te larget. Serish viktime e nje atentati mafioz. Behet fjale per nje prishje pazari prej miliona dollaresh ne trafikun e kokaines. Po cfare bejne shqiptaret aq larg vendit te tyre dhe Europes, atje lart ne majat e Andeve ne Ekuator?!!
Kush dreqin i ka cuar atje, madje sa te qerojne hesapet me njeri-tjetrin?!!!
Ka vetem nje arsye madhore, kokaina dhe milionat e dollareve qe burojne prej trafikimit te saj…
Besoj se tashme jemi te famshem dhe ne nje kontinent te ri, Ameriken e Jugut. Jemi plotesisht gati per serialin tone “Narkos” made in Albania.
Historia nisi mbremjen e te martes se 30 majit 2017, kur Ilir Hidri u ekzekutua me nje plumb pas qafe ndersa ecte i vetem ne rrugen e populluar “Vereda”. Rreth ores 20.00, nje atentator i dyshuar me pagese, i afrohet nga pas, e godet ne zverk duke e lene te vdekur ne vend dhe largohet me nje motor qe e priste aty prane. Ekzekutuesi ishte nje njeri me ngjyre, dhe bashkepunetori qe e priste me motor te ndezur u tregua i shpejt duke e larguar menjehere nga skena e krimit. Atentati tipik mafioz mbeti pa autor dhe pa motiv, deri mbremjen e nje tjeter te marte.
Te martes se 7 nentorit 2017, po ne Guayaquil, por kete radhe ne nje zone edhe me te populluar se e para. Ngjarja e 7 nentorit eshte mbuluar me shume kureshtje nga mediat ekuatoriane…
El Noticiero e shoqeron kroniken me titullin:”Nje shtetas shqiptar u plagos pasi u qëllua në qendër të Guayaquil”
Mediat e tjera kane titullin:”Motivi i vrasjes në Guayaquil për shtetasin shqiptar, natyrisht trafikimi i droges”…

Ne lajm thuhet se konflikti per trafikun e droges çoi ne vrasjen e mbetur ne tentativë të një shtetasi shqiptar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e 7 nëntor, 2017, në rrugët Tungurahua dhe Primero de Mayo, në qendër të qytetit Guayaquil. Atentati u njoftua të merkurren nga Germán Cevallos, kreu i Zyrës Kombëtare për krime kundër jetës, vdekjet e dhunshme, zhdukje, grabitje dhe rrëmbim (Dinased) ne zonen 8. Ngjarja ndodhi pak pas orës 17:00 duke alarmuar banorët e zones . “Nje femer qe udhetonte me viktimen uli xhamin e mjetit te blinduar per pirë një cigare. Në atë kohë një person i cili e kishte ndjekur viktimen me një motor, futi armën permes dritares dhe qëlloi disa here mbi viktimen”, tha Cevallos. Mjeti në të cilin leviste viktima ishte i blinduar. I plagosuri u transferua në një klinike shëndetësore dhe pasi iu dha ndihma e pare thuhet se eshte ne gjendje te qëndrueshme. Viktima ka dhe shtetesi te Ekuatorit si dhe ka jetuar në vend për tetë vjet. “Viktima ishte gjithashtu objekt i një hetimi që po bëjmë për një ngjarje që ndodhi më 30 maj me një shtetas të huaj”, tha Cevallos. Atë ditë, një person tjetër me origjinë shqiptare u vra duke ecur në Rrugën 36 dhe Ch, në periferi të Guayaquil, nga dy individë që e qëlluan atë nga një motor. Në një incident tjetër, policia njoftoi kapjen e Xavier S., 22 vjeç, i cili do të ishte përgjegjës për tre vrasje. Dy prej tyre ndodhën në shtator 2017, në famullinë urbane Pascuales. Krimi tjetër ndodhi në gusht, në një diskotekë në veri të qytetit. S. Xavier do të ketë lidhje me vjedhjen e një automjeti te blinduar me vlere te madhe monetare per llogari te nje kompanie transporti, parkuar jashtë një dyqani në Citadel Los Alamos, në veri të qytetit më 28 shtator 2017. Gjurmet e gishtave të gjetura në automjet do t’i përkisnin të paraburgosurit, i cili regjistron të dhënat penale për trafikimin e substancave narkotike.
Kaq per sot, seriali “Narkos” made in Albania vazhdon….

 (Kosova Sot)

21 orë e 55 minuta më parë