Vuçiç: Serbia mund të anëtarësohet në BE në vitin 2023

  • 09 November 2017 - 15:09
Vuçiç: Serbia mund të anëtarësohet në BE në vitin 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se është i inkurajuar me deklaratën e presidentit të Komisionit, Jean-Claude Juncke, se Serbia mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian para vitit 2025 dhe se konsideron se kjo ka mundësi të ndodh në vitin 2023.

“Deklarata e djeshme e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncke, është inkurajuese. Mendoj se mund të ndodh, por nuk premtoj”, tha Vuçiç para gazetarëve në Beograd.

Ai tha se anëtarësimi i Serbisë në BE varet nga vendimi i vendeve anëtare, por edhe nga marrëdhëniet ndaj Kosovës. “Ne kemi shumë për të bërë, ne si të tillë nuk do të hyjmë në BE. Doemos duhet të shohim se si do të zgjidhim marrëdhëniet me Prishtinën”, tha Vuçiç.

Vuçiç tha se Partia Përparimtare Serbe (PPS), e kryesuar prej tij javën e ardhshme, do të marrë vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

(Kosova Sot)