Hertica: Gramoz Ruçi është vetëm një fytyrë e vjetër enveriste

  • 09 November 2017 - 15:20
Hertica: Gramoz Ruçi është vetëm një fytyrë e vjetër enveriste

Kritik është edhe analisti Ali Hertica. "Edhe dekorimi i Gramoz Ruçit del si i gabuar dhe i paqëlluar, ngase nuk mund të dëshmohet me asgjë që ky personalitet ka kontribuar dhe është angazhuar në atë masë të madhe për pavarësinë e Republikës së Kosovës, për ta ndihmuar shtetin e Kosovës, e as që ka pasur far interesimi. Ky Gramoz Ruçi është vetëm një fytyrë e vjetër enveriste, i cili ka qenë pinjoll i regjimit enverist. Kur një njeriu si Gramoz Ruçit i jepet një dekorim për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës është diçka jo e mirë karshi spektrit politik të Kosovës, që ishte unik në procesin e shpalljes së pavarësisë", tha Hertica për "Kosova Sot".
"Tani, dekorimet të cila po jepen në shenjë të falënderimit për të kaluarën e fytyrave politike dhe të trimërisë po del se nuk janë të dedikuara ashtu siç duhet dhe sikur që realisht janë meritat për kontributin dhe thuajse po e ndërrojnë edhe kahen e meritave të vërteta", tha Ali Hertica.

(Kosova Sot)