Berisha: Masa të vonuara

  • 09 November 2017 - 15:25
Berisha: Masa të vonuara

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha (Nisma), lidhur me çështjen për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se një iniciativë e tillë e deputetëve të këtij Komisioni, që të aplikohen këto taksat edhe për grurin nga Serbia, ndonëse e vonuar pak, është më se e drejtë. "Është shumë më mirë që janë aplikuar këto taksa më vonë sesa ato mos të ishin aplikuar fare. Me Serbinë duhet që të përdoren të gjitha masat e tjera të reciprocitetit dhe përse jo edhe ato të politikës", potencoi ai.

(Kosova Sot)